Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se kontigjenti i kërkim-shpëtimit ka shpëtuar edhe dy persona të tjerë në Turqi.
Kosova është duke e ndihmuar Turqinë pas tërmetit vdekjeprurës. FSK-ja ka shpëtuar disa persona atje.
Së fundmi bëhet fjalë për një burrë 45 vjeç dhe një vajza 13 vjeçe.
“U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë 13 vjeçe”.
“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Express