Këngëtari Luiz Ejlli, ka bërë thirrje që kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, meqenëse sot është zi kombëtare për rastin e tmerrshëm në Turqi, shpresoj shumë që numri të mos jetë rritur dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që kush ka mundësi që të kontribuoj sado pak sepse edhe ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi edhe neve e njëjta fatk eqësi, të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Luizi.
Këtë e bëri pasi nga banorët u kërkua që të solidarizohen që të mblidhen sa më shumë ndihma.
Kujtojmë se sot Shqipëria ka vendosur të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian.