




Kryeministri Albin Kurti ka thënë së është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por vetëm për të biseduar për propozimin franko-gjerman.
“Ky takim mund të ndodhë në kontekstin e propozimit franko-gjerman. Jam i gatshëm të ulem dhe të diskutojë”.





“Jemi në pritje të një takimi të nivelit të lartë, ta disktuojmë çështjen e propozimit europian, unë uroj që të ketë dhe marrëveshje. Unë jam optimist që do të ketë (marrëveshje) se është shtuar përkushtimi ndërkombëtar, por me qeveirsjen tonë edhe në Beograd e kanë kuptuar se nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Euronews Albania.
Kurti ka deklaruar se Plani franko-gjerman bazë e mirë për të ardhmen, nuk është marrëveshje finale.