Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafir ishin hoxhë Nesim Demiri dhe Besfort Berisha, me të cilët diskutuan ekzistencën e xhinëve si dhe shërimin e pacientëve të prekur nga ‘Sihri’, që në terminologjinë e fesë islame quhet ndryshe si “Rukje”, shkruan Korrespodenti.
Hoxha Nesim Demiri, në këtë emision tregoi edhe një ngjarje të pazakontë gjatë një seance me dy pacientë të tij, për të cilët thotë se ishin të prekur nga xhinët. Ai tregon se gjatë kohës sa po trajtonte pacientët që ishin një burrë dhe një grua, filloi të bisedonte me xhinët që ishin në trupat e këtyre dyve. Ata përmes trupit të pacientëve filluan edhe ta sulmonin hoxhën.
Ndiqeni emisionin nga minuta 24:00 për ta dëgjuar rrëfimin e plotë të tij për këtë ngjarje.