Gjermania i hetonte për mashtrim me “Call Center” e ata jepnin mijëra euro për bamirësi – prapaskenat e videos me Labinot Tahirin

Gjermania i hetonte për mashtrim me “Call Center” e ata jepnin mijëra euro për bamirësi – prapaskenat e videos me Labinot Tahirin

Derisa shteti gjerman po i hetonte për mashtrim me “Call Center”, kosovarët Azem Spahiu e Betim Tasholli, në emër të tyre po jepeshin mijëra euro për bamirësi. InDoks ju sjell detajet.

Ishte maji i vitit 2018, kur këngëtari kosovar, dikur edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri po depononte para për shërimin e një kosovari jashtë vendit në emër të Betim Tashollit e Azem Spahiut. Nga minuta e 3:30, gjeni pjesë ku Tahiri përmend se 10 mijë euro janë dhënë nga Tasholli e Spahiu.

https://www.facebook.com/watch/?v=1943870762354965

Por, shteti gjerman i shihte krejt ndryshe. Se paku jo si bamirës.

Një gjykatë në gjermani në gushtin e vitit 2022 vendosi që Azem Spahiun ta dërgonte në burg për 12 vjet. Dosja e Prokurorisë ia numëron si krim mashtrimin. Mbi njëmijë viktima dhe një shumë prej mbi 32 milionë eurosh e grumbulluar nga krimi me “Call Center: përshkruhen në atë dosje, pjesë e së cilës ishte edhe Azem Spahiu.

InDoks ka rënë në kontakt edhe me Betim Tashollin. Ky i fundit ka refuzuar që të intervistohet. Për të sqaruar situatën nuk ka pranuar që të flas as avokati i tij. Që të dy janë kujdesur që të njoftojnë që sipas tyre: Është me rëndësi që të përmendet që Tasholli deri tash nuk është shpallur fajtor nga sistemi kosovar i drejtësisë.

Por, si funksiononte mashtrimi në të cilin pjesë e rëndësishme e grupit ishin edhe dy kosovarët, njëri i dënuar në Gjermani e tjetri ende në liri në Kosovë?

Shikojeni dokumentarin e plotë: Krimi me “Call Center”

https://www.youtube.com/watch?v=Wu74XJ_eS2Y