




Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi të papjekur deputetin, pasi tha se po e ndërpriste.
Gashi tha se Kurti “është personi që lëshon më së shumti fjalë gjatë diskutimeve” dhe se fjala “dobët”, sipas tij, “e tronditi kryeministrin”.





“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për një fjalë”, tha Gashi.
“Por po harron kryeministër që ke gjuajt me vezë, me sprej, me gaz, edhe s’ka bërë kurrkush”, tha ndër tjerash shefi i deputetëve të LDK-së.
“Dobët zotëri sepse ti e ke kallë këtë vend, dobët sepse ti i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, shtoi ai.