Bledi Mane vazhdon të trazojë ujërat në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Tani që Luizi ndodhet i burgosur në “burgun” brenda shtëpisë, gazetari ka shfrytëzuar momentin për të biseduar me Kiarën. Bledi i ka sjellë në vëmendje moderatores lidhjen 10-vjeçare të Luizit me vajzën e Jozefina Topallit.
Jo vetëm kaq, ai i ka thënë Kiarës së këngëtari ka hyrë shumë i frustruar në këtë format, duke u bazuar në gjërat që ai ka lënë pas në jetën e tij personale dhe profesionale.
Kujtojmë që akoma pa hyrë zyrtarisht në “Big Brother Vip”, kur përflitej që Bledi Mane do të ishte banori i ri, u tha gjerë e gjatë në rrjet që qëllimi i tij ishte vetëm një: T’i prishte lojën Luizit.
Këtë gjë Bledi e vërtetoi që në ditën e parë të qëndrimit të tij në shtëpi, pasi sapo u ngrit në mëngjes atë ditë ai u kap me këngëtarin.
Jo vetëm kaq sipas Mane Ejlli është “i paqëndrueshëm mendërisht”.
Po sipas atij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon dhe kërcënon. Këto banori më i ri ia vuri në dukje Luizit.
Pas kësaj Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpinë e “BBV” që të krijoi miqësi.
Madje artisti iu drejtua Bledit duke i thënë: “Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë.”