Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërsa ka folur së fundmi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka deklaruar se Kosova një shtet me popullsi 93% shqiptare, u shpall shtet multietnik dhe tashmë i kërkohet që të krijojë një asocacion një etnik.
Sipas tij Kosova nuk mund ta pranojë një asocacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.
“Marrëveshja e asosacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt. Pra verdikti i Gjykatës Kushtetuese në dhjetorë të vitit 2015 ka thënë se në 7 kapitujt ka nene që nuk janë në përputhje me kushtetutën. Por ky nuk është problemi i parë. Problemi i parë është se ne duhet ti rregullojmë çështjet e pakicave kombëtare në shtetet tona. Kjo thuhet në fjalinë e tretë të preambulës në propozimin e BE. Tash ka modele të ndryshme për këtë gjë. Serbia pretendon se asosacioni është modeli i duhur por është interesante se këtë gjë e kërkon veç për Kosovën jo edhe për vete. Tash normalizimi i marrëdhënieve është normalizim i marrëdhënieve mes dy shteteve jo i një shteti me krahinën e vet qysh ka qenë para vitit 1989 por edhe pas vitit 1989”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Euronews Albania.
“Pra normalizimi i marrëdhënieve është normalizimi i dy njësive të pavarura andaj ne themi nëse Serbia ka një propozim për pakicat kombëtare në Kosovë me parimin e reciprocitetit duhet ta zbatoj edhe në Serbi. Përgjithësisht ka më shumë shqiptar në Serbi, se sa serb në Kosovë se shqiptar nuk ka vetëm në Medvegj, Preshevë e Bujanovc po ka shqiptarë edhe në Vran edhe në Beograd edhe në Vojvodinë ka edhe në vende të tjera ashtu sikurse edhe serb nuk ka vetëm në veri të Kosovës. Unë e pranoj normalizim të marrëdhënieve pa trajtuar çështjen e pakicave kombëtare nuk mund të ketë”.
“Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në një vend janë ato që parandalojnë nacionalizmat hegjemonik e shovenist unë jam për parim të reciprocitetit. Por Beogradi asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të tregoj pse plani i Ahtisaari që është në thelb të kushtetutës sonë nuk mjafton. Martti Ahtisaari ish-presidenti Filandez ka fituar çminim Nobel për paqen. Tash nëse Serbia dëshiron më shumë se sa propozimi i Ahtisaari që është me përplot me privilegje për serbët në Kosovë duhet të marr mundin e barrës së provës pse na qenka i mangët apo difektoz ky propozim. Kurrë nuk e ka bërë këtë gjë Nuk e pranon parimin e reciprocitetit dhe ne jemi në një situatë me të vërtet të vështirë. Para 15 vjetëve unë kam qenë kritiku më o madh i propozimit të Ahtisaari se më than se nuk bën që Kosova të shpallet shqiptare. Kosova u shpall e pavarur multietnike ndonëse se shqiptarë 93%, serb 4% dhe 3% etni të tjera. Pra 93% shqiptar than nuk bën të shpallet shqiptarë tash kur kremtojmë 15 vjetorin na thonë duhet një asosacion mono etnik pra 1 etnik. Jo pra tash asosacioni i Komunave të Kosovës është multietnik pse u dashka të prishim rendin kushtetues edhe asociacionin ekzistues në komunat e Kosovës me një asosacion mbi baza etnike kur mbi baza etnike nuk na lejuan ta shpallim pavarësinë këtu e 15 vjet përpara faktorët ndërkombëtarë. Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme. Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë. Dhe për të qenë edhe më e kollajshme për neve na e bëri presidenti i Serbisë Viçiç i cili ironikisht me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar pra në ditën e të drejtave të njeriut i dërgoj letër 5 shteteve mosnjohës edhe presidentëve edhe kryeministreve dhe ju tha mos e pranoni aplikimin e Kosvës për anëtarësim në BE që unë e dorëzova 5 ditë më vonë në Pragë. Pra pika 14 e marrëveshjes më të dashur që ka presidenti i Serbisë ajo 19 prillit 2013 thotë se Serbia dhe Kosova nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin Europian pra ai insiston në një marrëveshje që vet e shkeli para dy muajsh. Argumentet janë në anën tonë, ekziston një presion ndërkombëtarë që për bindjen time buron më së shumti nga frika e përhapjes së luftës së Ukrainës edhe në Ballkan”, ka deklaruar Kurti.
“Unë besoj se prej kësaj vjen më së shumti se nga kongresi i Berlinit 1878 nuk ka asnjë luftë që ka ndodhur në Europë që nuk është zhvilluar edhe në Ballkan. Pra ne Ballkani nuk është se nuk marrim pjesë në luftërat europiane. Kjo është e para e tillë dhe kancelaritë perëndimore janë të brengosura se do të ketë një përhapje të asaj lufte edhe në Ballkan. Dhe këtu dëshirohet të ketë një marrëveshje të ketë një lloj normalizimi vetë e vetëm të mos jetë kjo e ankthit që lufta mund të përhapet edhe këtu. Por unë besoj që siç na ka treguar historia luftërat nuk vijnë më shumë nga mosmarrëveshjet se sa vijnë nga marrëveshjet e këqija andaj ne na duhet një marrëveshje e mirë”, ka thënë ai.