Hyrja e Bledit në shtëpi i “hapi sytë” Deas. Ai i tha asaj që këtu brenda ka ndryshuar komplet dhe nuk është ajo Dea që ai njeh nga jashtë. Bledi komentoi veprimin e Deas dhe Amosit, kur ata nuk u bënë pjesë e dasmës së Luizit dhe Kirës.
Sipas Bledit, veprimi ishte shumë i shëmtuar, pasi edhe në qoftë se nuk gëzon respekt për personat që po “martoheshin”, fakti që qendrojnë në një shtëpi bashkë, nuk është e drejtë të mos bashkohesh me të tjerët.
Ai madje i tha Deas se është ndjerë e përdorur brenda në shtëpi. Kjo e fundit e pranoi dhe shtoi se situatën e ka kuptuar, por thjesht ka bërë një sy qorr.
Bledi i tha asaj që të llogarisë koson e sjelljeve të saj brenda në shtëpi, ndonëse ka qenë e përdorur nga dikush tjetër.