




Osman Fırat i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmarash në jug të Turqisë, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.
Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në vend.





Ekipet sot 104 orë pas tërmeteve kanë shpëtuar 47-vjeçarin Osman Fırat, i cili punonte si rreshter në Shırnak.
Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nga Kurani.