




Izolimi e ka “frikësuar” Luizin. Ai dëshiron të dalë nga burgu, sepse sipas tij, në këtë mënyrë humbet lojën.
Armaldo tha se ai po e tepron pak me këto mendime që ka, sepse vetëm dy ditë do jenë të izoluar.





Sipas tij, e vetmja lojë që mund të humbasë Luizi, është ajo e Bledit, i cili do ketë krijuar një grup të tijin, gjatë kohës kur banorët janë në burg.
Luizi tha se ai nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Ky i fundit madje tha se u lodh duke shpërbërë grupe, siç bëri me atë të Oltën, që i përzuri të gjithë në shtëpi.
Olta i tha Luizit që mos të sillet sikur ka “superfuqi”, pasi edhe ajo ia ka nxjerrë disa lojtarë nga loja.