Gazetari dhe analisti serb, Branislav Kristic, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, e ku ka folur këtu për kërkesën e Serbisë që para njohjes finale, Kosova, të themeloj Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Kristic, kjo kërkesë është edhe e amerikanëve duke theksuar se Kosova do ta themelojë Asociacionin, e, për këtë no të marrë njohjen nga Serbia.
Kur Kosova të pranohet se është shtet i pavarur edhe pa dëshirën e dikujt në Beograd, dhe krijimi i Asociacionit është shumë i nevojshëm për Beogradin. Pse amerikanët në atë mënyrë po e mbështesin kaq shumë Serbinë, sepse Beogradi e ka edhe një detyrë tjetër, në Bosnje. Sepse Bosnja është shtet i papërfunduar dhe tashmë Beogradi duhet të fitoj diçka në Kosovë për ta kryer atë detyrën në BeH. Në qoftë s kemi një Asociacion që udhëhiqet nga Beogradi, hipotetiket të udhëhequr ng Lista Serbe, unë nuk pranoj një AKS të tillë”, ka thënë Kristic në në “Blic Interview” me Astrit Gashin.
Ai ka paralajmëruar se do të shes shtëpinë, nëse Asociacioni do të udhëhiqet nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Do ta shes pronën që e kam në Veri do të dal në Jugë ose jashtë shtetit…Nuk është vlerësim real kur thuhet se në Kosovë janë 500 mijë serb. Por, nëse flasim për një komunitet ku janë vetëm 100 mijë njerëz dhe këta njerëz nuk kanë kapacitet të ndërtojnë një shtet brenda shtetit të Kosovës përmes Asociacionit”, ka shtuar ai.