Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë ka njoftuar sot se qëndrimi slloven për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me shumicë serbe është i qartë.
Sipas tyre duhet të respektohen marrëveshjet dhe obligimet.
Kur është pyetur nëse është e vërtetë që SHBA-të dhe tre anëtarë të BE-së kanë kërkuar nga disa vende anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e fusin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në atë organizatë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës deri sa Kosova tregon konstruktivitet sa i përket Asociacionit.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë nuk mund të komentojë mbi korrespondencën e pretenduar diplomatike”, deklaruan nga zyra e ministrisë sllovene.