Publikimi i audioincizimit dhe bisedave të Getinjos me modelen e njohur, Xhuliana Nura ka marrë përmasa të mëdha në rrjet. Ndaj reperit ka reaguar edhe një familjar i Xhulit.
Krejt kjo nisi pas një debati që Nura kishte nisur me banoren e Big Brother, Vivien, kjo e fundit në lidhje dashurie me rep artistin, Getinjon.
Getinjo shpërthen ndaj Xhulit, publikon edhe një audio-incizim
Pas publikimit të atyre bisedave, familjari i Xhulianës, Bekim Nura ka thënë se banorët duhet të luajnë lojën pastër pa u përzier banorët që nuk janë më pjesë e lojës, në të kundërtën “do t’i qerojmë hesapet”.
“Nuk është mirë ai veprim çka ka bo Getinjo, është gjest i ulët shumë. Se di a është në dijeni ai se Xhuli ka familje edhe nuk lejojmë poshtërsime të tilla. Le të tregohet më i matur se ndryshe mund t’i qerojmë hesapet, ajo pa familje nuk është”, ka thënë ai për Insajderin.
Familjarët e Xhulit flasin për Insajderin pas publikimeve të Getinjos: Do t’i qërojmë hesapet…
Pas kësaj Getinjo ka kërkuar falje teksa ka bërë një sqarim të gjatë në InstaStory.
“E di, e kam kuptuar para se me më thënë dikush tjetër! Gabova për atë post për Xhulin sa i përket ftesës për takim! S’kam qenë me qëllim me e mbrojt dikën e as me e ulë, veç u bëra nervoz pak edhe e postova! Nuk më ka kërcënuar askush, nuk kam marrë urdhër prej askujt sepse nuk marr kësi komanda prej askujt në botë. Por jam i pjekur dhe jam njeri me ndjenja të cilat i kontrolloj shumë mirë, po ka raste që edhe më del ndonjëherë Geti që s’jam unë!
“Mashkull i ligë”, komentuesit i dedikojnë fjalët për Getin pas publikimit të mesazheve private me Xhulin
“Banorët janë në lojë, le të debatojnë, le të flasiun, le të qajnë, le të qeshin! Unë s’jam pjesë e asaj shtëpie më dhe s’kam pse përzihem më! Unë s’jam i keq, i mbroj njerëzit e shkelur dhe njerëzit që i bullizojnë! Sjelljen time origjinale e keni parë brenda në Big Brother VIP Kosova dhe ashtu jam gjithonë dhe do të mbes! Nuk po ndihem mirë për momentin se s’jam i keq sa më bëtë brenda 2-3 orëve. Ju dua. M’falni sinqerisht prej shpirtit”, kanë qenë fjalët e Getinjos në InstaStory.