Kica-Xhelili: Nga sot, Kurti përgjegjës për çdo ditë që Albulena Haxhiu kalon në ministri

Deputetja e LDK-së, Dorasa Kica-Xhelili ka reaguar mbi deklaratat e sotme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Kica-Xhelili ka thënë se Haxhiu i ka thënë “dorëzohu” prokurorit të rastit të saj, në mënyrën më brutale dhe banale të mundshme.

Sipas saj, LVV nuk do drejtësi, por do dorëzim.

“Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për çdo ditë shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë” ka thënë mes tjerash Kica-Xhelili.

Postimi i saj i plotë:

NË EMËR TË POPULLIT
DORËZOHU

E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.”

Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim!

Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë.

Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!