‘A ëѕhtë burri im gjallë? Nëѕe s’është, jeta ime s’ka kuptim’. Gruaja del nga rrënojat раѕ 108 orësh dhe prek me fjalët e saj

Del nga rrënojat pas 108 orësh nga tërmeti një grua 62-vjeçare në Turqi. Si rezultat i përpjekjeve të shumta teksa mbështetje ofruan ekipet e shpëtimit nga Koreja Jugore, Selma Guneş u nxor e gjallë nga gërmadhat.

Me të nxjerrë prej andej ajo pyeti për fatin e bashkëshortit të saj: “A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.

62-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e saj raportohet e stabilizuar. Turqia dhe Siria pas dy tërmeteve të fuqishme kanë regjistruar së bashku rreth 24 mijë viktima. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë gërmimet poshtë rrënojave me shpresën për të nxjerrë gjallë qytetarët e mbetur poshtë ndërtesave të shembura.