Pasi Kryetari i Kuvendit i urdhëroi të ngriten në këmbë, edhe u betuan. Kjo është hera e vetme kur deputetët e Listës Serbe u panë në një seancë të Kuvendit të Kosovës.
Që nga 17 nëntori ata kurrë nuk shkelën as në oborrin e as në hollin e tij.
Përkundër kësaj, ata vazhdojnë të paguhen edhe me rritjen e pagesës me koeficientin e ri plotë 1 mijë e 722 euro që nga shkurti.
Sa kanë të drejtë që me një pagë të tillë, të mos paraqiten në seancat e kuvendit të Kosovës, e thotë hulumtuesi nga IKD, Naim Jakaj
Por, si shihet mospjesëmarrja e tij në Kuvend?
Ngjashëm mendon edhe analisti politik Visar Imeri.
Por, çka mund të bëjë shteti që ky avaz të ndalet , e ata që nuk punojnë të mos paguhen?
E se a duhet që ky fakt të përmendet tek faktori ndërkombëtar, sa herë që Qeveria e Kosovës ka mundësinë, Imeri e ka këtë përgjigjje.
10 deputetet e rinj u rizgjodhën nga Lista Serbe pasi që paraardhësit dhanë dorëheqje.
https://www.facebook.com/watch/?v=563673445694632