Është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në Big Brother VIP Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e Big Brother po përfliten kudo në rrjet, duke transmetuar shumë emocione të forta.
Së fundmi, pjesë e shtëpisë së “Vëllaut të Madh” janë bërë aktori i humorit shkodran, Tan Brahimi dhe Bledi Mane.
Sapo hyri në shtëpi, Luizi dhe Tani treguan se kanë një shoqëri shumë të mirë jashtë shtëpisë.
Por aktori shkodran ka ironizuar me Bled Manen teksa po tentonin të flinin në dhomën e gjumit. Tani ironizoi me të duke i thënë se ai nuk është VIP.
“Me ndërru lagjen krejt. Imagjino çfarë VIP-i, të flejë burri në një dhomë me Bledi Manen…”.