Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kanë bërë homazhe me dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra. Pas homazheve, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se para 16 vjetësh, policia e UNMIK-ut ka shkrepur 232 plumba në trupat dhe kokat e qytetarëve. Ai theksoi se me të drejtë kundërshtuan paketën e Ahtisaarit, ku të përfshira kishte komuna të reja mbi baza etnike. Kurti ka folur edhe për asociacionin, për çka theksoi se Serbia dëshiron të shpallë një president zajednice. Megjithatë, ai u shpreh se kjo është e dëmshme dhe e papranueshme.
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar të shtunën e para 16 viteve, duke thënë se në demonstratën e 10 shkurtit kundërshtuan me të drejtë paketën e Ahtisaarit.
“Me të drejtë e kritikuam dhe kundërshtuam paketën e Ahtisaarit, sepse aty kishte komuna të reja mbi baza etnike, zona të veçanta serbizuese rreth kishave e manastireve ortodoske, shuarje përfundimtare të trupave mbrojtëse të Kosovës, pjesëmarrje të Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, e drejta e vetos e deputetëve për deputetët serbë me ulëse të rezervuara e të garantuara në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimi i sundimit ndërkombëtar në Kosovë, me fuqi ekzekutive mbi neve e pa llogaridhënie ndaj neve.
Dhjetëra mijëra qytetarë demonstruan para 16 vjetëve e në ballë të tyre ishte baca Adem, Adem Demaçi në moshën 71 vjecare. 232 plumba gjithsej u shkrepën në trupat dhe kokat e qytetarëve nga policia e UNMIK-ut në një situata ku asgjë nuk shihej prej gazit të shumtë lotsjellës. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u v ra në, kurse 80 demonstrues të tjerë u plagosën rëndë e lehtë”, ka thënë Kurti.
Më tej, Kurti ka përmendur edhe të tjerë aktivistë të cilët u plagosën rëndë në atë demonstratë, ndërkohë që shtoi se konkluzionet e vet UNMIK-ut ishin se vr as jet e dy aktivistëve do të mund të evitoheshin.
“Ish-shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut, i shtyllës së drejtësisë atë botë, Robert Din, pati bërë një hetim atë pranverë, nga i cili doli konkluzioni që për menaxhimin e asaj demonstrate vr as jet e Monit dhe të Arbenit kanë qenë edhe të panevojshme edhe të evitueshme. Policët e UNMIK-ut shfrytëzuan imunitetin ndërkombëtar, ndërkaq sekretari i përgjithshëm i organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngelur t’i përgjigjet ministrisë sonë të Drejtësisë. Një javë para demonstratës tonë u pat publikuar paketa e Ahtisaarit, ndërkaq gjashtë javë pas asaj demonstrate, Ahtisaari e shtoi rekomandimin për pavarësi të mbikëqyrur, si faqe të parë të propozimit të tij”, ka shtuar Kurti pranë pllakës përkujtimore të dy të v rarë ve.
Shefi i ekzekutivit ka folur edhe asociacionin, ku deklaroi se Serbia është në panik dhe dëshiron që të shpall një president zajednice.
“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj, Beogradi zyrtar me kaq nervoz kërkon asociacion të tyre. Si zajednicë komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bohnje dhe Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e donë Serbia. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Tek komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj, Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetar të komunave të së njëjtës parti që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president zajednice dhe me atë ta shkelin ministrin tonë të qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka përfunduar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Fahri Balaj, i cili është vëllai i Monit tha se ndjejnë dhimbje e krenari për familjarin e tyre. Ai thotë se presin drejtësi dhe amaneti i dëshmorëve duhet të jetë në ndërgjegjen e secilës qeveri.
“Edhe dhimbje edhe krenaria, dhimbje sepse shtatë vjet pas lufte të vritesh për një të drejtë që mendojmë që është e garantuar, që është e protestës dhe shprehjes së pakënaqësisë, është e dhimbshme. Krenari mendojmë që rrugëtimin për bërjen e shtetit gjithmonë ka sakrifica dhe ne ishim në atë rrugë e sipër. Moni dhe Arbeni kishin zgjedhur këtë rrugë dhe ne si familje e kemi mbështetur dhe i kujtojmë me nder dhe respekt…. Ne mendojmë që mund të vonohet sepse rrethanat janë të këtilla dhe shteti prej nga vijnë policia të cilët kanë shtënë janë të një shteti që nuk na njeh dhe me gjasë janë duke përdorur atë ikje deri më tani dhe drejtësia do të ngadhënjejë…Amaneti i dëshmorëve duhet të jetë në ndërgjegjen e secilës qeveri që vie sepse sa të ketë shqiptarë, në vazhdimësi duhet të punohet që të jetësohet amaneti i dëshmorëve”, ka thënë ai para gazetarëve.
16 vjet më parë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vr an ë nga policia rumune e UNMIK-ut.