Aktivisti i VV-së, Dardan Krasniqi ka deklaruar në Politiko se nëse kryeministri, Albin Kurti do ta pranojë zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, do ta kundërshtojë përmes protestës njësoj sikurse e kishte kundërshtuar, ish-kryeministrin, Isa Mustafa.
Krasniqi theksoi se pranimi i kësaj marrëveshje, është njësoj sikurse “ta nënshkruash vdekjen e fëmijës tuaj”, shkruan Gazeta10.
“Albin Kurti nuk do ta ketë fatin e atij që unë kam protestuar ‘Isë, Isë, argat i Serbisë”. Nëse do Albin Kurti me nënshkru Zajednicën, do ta ketë fatin që si aktivist që kam sakrifikuar që VV-ja me ardh në pushtet, qysh jam dal midis sheshit, do të dal nesër në shesh për to. Njerëzit që se dojnë popullin e vet, nuk kanë streh në ombrellën e Amerikës. Njerëzit që lartësojnë paqën e strukën prej frike, jemi mësu. Sikur ti sot me nënshkru vdekjen e fëmijës tond. Është fati i një populli”, tha tutje Krasniqi në Politiko./Gazeta10