Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, është zgjedhur sot zyrtar i lartë i Financave në Telekom.
Se Kelmendi është përkrahës i Qeverisë Kurti, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale. Ndër postimet e shumta pro pushtetit që ai ka në Facebook, më i veçanti ishte ai për kryeministrin Kurti.
Me 21 nëntor të vitit 2022, Kelmendi kishte postuar fotografinë e Kurtit ku shkruante: Foto sa 1 milion fjalë.
“Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar” – shkruante Kelmendi i cili sot mori një pozitë të lartë drejtuese në Telekom.
Për emërimin e tij, ka reaguar anëatari i PSD-së, Nol Nushi.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kapja e shtetit sot po bëhet hapur, dhe s’ka nevojë as për përgjime me i zbulua.
“Këqyreni këtë foto! Feim Kelmendi sot është zgjedhe Shef i Financave të Telekomit të Kosovës. K’si adhurimi për liderin nuk kanë as Rroni e Sadria. Kapja e Shtetit sot po behët hapur. S’ka nevoje as për përgjime që me e zbulu. Dikur punësonin njerëz të partisë. Mandej filluan me familjarët. Tash kane mbrri te frizeret, grate e frizereve e adhuruesit sikurse ky Feimi.” – ka shkruar Nushi.