Lëvizja Vetëvendosë ka lansuar sot një tjetër video propagandistike kundër opozitës.
Por për dallim nga videot e tjera, kjo e fundit është me propagandë vetëm ndaj LDK’së.
“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, është titulluar video e re propagandistike e partisë së Kryeministrit Albin Kurti.
Në video, LVV’ja pohon se LDK ka brenda saj gjysmën e katedrës së Fakultetit Ekonomik të UP’së, dhe sipas tyre përkundër kësaj, partia e Lumir Abdixhikut ka ofruar alternativa të dëmshme për ekonominë e vendit.