Aktori i njohur, Vedat Bajrami, u ka treguar një histori interesante banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai ka treguar se si në vitin 2003, ai dhe Stupcat ishin quajtur “bashkëpunëtorë të serbëve”, për shkak se ky i fundit kishte realizuar një skeç duke imituar Ibrahim Rugovën.
Bajrami tha se vet presidenti historik dhe këshilltari i tij, Adnan Merovci, nuk e kishin marrë fare afër zemrës, madje përkundrazi ishin takuar së bashku.
Tutje, Vedati ka theksuar se grupi humoristik Stupcat ka pasur ndër vite oferta të ndryshme nga partitë politike në vend, por gjithnjë i kanë refuzuar.
“Kur të thonë të rehatoj me një shtëpi, të rehatoj me një vilë në bregdet dhe me një super veturë, sigurisht që e mendon. Por kurrë në jetë nuk jemi korruptuar”, ka thënë mes të tjerash humoristi i njohur kosovar.
Grupi Stupcat përndryshe kanë pasur disa skeçe dhe role shumë të diskutueshme ndër vite, veçanërisht kur kanë prekur tema politike ose ato të luftës.