Nusret nuk është i vetmi kuzhinier i famshëm turk. Viral në rrjetet sociale është bërë edhe shefi i kuzhinës dhe pronari i restorantit Burak, i cili njihet për buzëqeshjen e tij karakteristike në video si dhe për ushqimet. Ai ka 69.4 milionë ndjekës në Tiktok, 44 milionë ndjekës në Instagram, 8.46 milionë abonentë në YouTube.
Burak ndodhet në rajonin Hatay, një nga qytetet në Turqi që u goоdit rëndë nga tërmeti 7.8 Rihter dhe tërmeti 7.6 Rihter.
Megjithatë tani buzëqeshja është zbehur. Në një video nga Hatay, Burak qan për shkatërrimin.
“Ju lutem, kushdo që mund të ndihmojë le ta bëjë këtë. Ka njerëz të bllokuar, në një situatë të keqe. Na dërgojnë mesazhe, por ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veç ndarjes”, thotë Burak mes lotësh.
Në një tjetër video ai është përballë rrënojave me njerëz që kërkojnë të dashurit e tyre, ndërsa në një tjetër tregon ndihmat humanitare që kanë mbërritur në zonë.