




Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shkaktuar sërish të qeshura në Kuvendin e Kosovës, pas një reagimi që bëri ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemajt, raporton Express.





Gjatë një votimi që po bëhej në Kuvend, deputeti Zemaj duket se është ankuar për presion. Më pas reagoi Konjufca, duke i sqaruar se si shkon procesi i votimit dhe i kërkoi të ulet.





“Z.Zemaj, nuk është ky kurrfarë presioni, këtu kemi me votu tri herë, ndash me ditë. Edhe herën e parë e kryjtëm, tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu, në rregull jemi”, tha Konjufca.