Asociacioni i komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kryetema e politikës në Kosovë. E në këtë temë është përfshirë kokë e këmbë edhe ShBA. Për këtë sot në mbrëmjë, më saktësisht në ora 18:30, Ambasada e ShBA-së do të organizojë një takim për të gjetur një rrugëdalje për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Mbledhja joformale”, siç u quajt takimi, do të mbahet në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje joformale në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka program formal e as temë të diskutimit.” – deklaroi ky zëdhënës për Nacionalen.
Tutje, edhe afera e ambsadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj vazhdon të jetë një temë e diskutuar në vend. Madje partia me e madhë opozitare, PDK çdo ditë kërkon shkarkimin e tij.
Ndërsa, në rrjete sociale dhe në media vazhdojnë të komentohen edhe ndryshimet e Vetëvendosjes gjatë qeverisjes së saj në krahasim më kohën kur ishte në opozitë.
Postimi nr.1: Ramush Haradinaj
“Nuk besoj që duhet ta vëmë në faj Albin Kurtin dhe Qeverinë dhe Asociacionin. Nuk e ka bërë ky njëri, e kemi të trashëguar. Na ka mbete në derë sikurse edhe ndonjë temë tjetër. Duhet të jemi të sinqertë secili.” – tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.