Konjufca: Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon atë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u është përgjigjur në emisionin DPT te Fidani në T7 deklaratave të zyrtarëve amerikanë që nëse qeveria nuk e formon Asociacionin, atëherë ajo do të bëhet me partnerë alternativë.

Konjufca ka thënë se pa presidenten dhe kryeministrin, nuk mund të krijohet Asociacioni.

“Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon”, tha ai.
“Jo fuqi kështu forcë. Por asnjë fuqi demokratike e politike”, shtoi Konjufca.

Ai shtoi se Asociacioni është i panjohur për këdo në Kosovë. Po ashtu, Konjufca tha se nëse Kosova do të përballet me sanksione nëse nuk e implementon Asociacionin, ato nuk do të mateshin me Asociacionin.

“Asociacioni nuk mund të bëhet para njohjes. Qeky Asco që nuk e dimë çfarë është, sepse askush nuk pe din. Meqns nuk pe dimë po ja lëmë emrin X. Qaj X-i është pas njohjes. E kam problem karakterin etnik të tij”, tha ai.

“Nuk ka sanksione më të dëmshme se Asociacioni”, përfundoi Konjufca. /Gazeta Express/