




Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e Festivalit të muzikës “Sanremo 2023” në Itali. Por gjatë kësaj mbrëmje duket se jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi ka ndodhur një incident.
Sipas medieve italiane këngëtari i njohur, Blanco ka patur me probleme teknike, teksa ka interpretuar këngën “L’isola delle rose”.





Ai nuk arriti të dëgjonte zërin e tij me kufje dhe si pasojë shkatërroi skenografinë, fillimisht duke shkelmuar lulet në skenë dhe më pas duke i hedhur dhe thyer ato. Pamjet u bënë shumë shpejt virale dhe gjesti i këngëtarit u komentua së tepërmi.