Deputetja e PDK-së: Ne dialogun nuk e kemi për vota, e shohim si interes nacional

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për “Info Magazinën” në Klan Kosova është shprehur se Partia Demokratike dialogun nuk e ka për vota.

Ajo gjithashtu tha se dialogun nuk e shfrytëzojnë për territorin e tyre, por e shohin si interes kombëtar.

“Ne as dialogun, as politikën e jashtme nuk i kemi për vota, pra nuk e shfrytëzojmë për territorin tonë, që të kemi militantë sa më shumë, mirëpo e shohim si interes nacional dhe interes kombëtar. Nëse ne si Parti Demokratike e shohim dhe e vlerësojmë dialogun si një proces shumë i rëndësishëm që është interes kombëtar, patjetër që e ka edhe përkrahjen tonë”, tha ajo.

Tutje, Musliu-Shoshi u shpreh se kërkojnë nga kryeministri Kurti që të jetë më transparent, përcjell Klankosova.tv.

“Ajo çka ne po i kërkojmë kryeministrit, çka i kemi kërkuar prej ditës së parë, është që të jetë transparent me ne, të dimë se për çka qëndron, të gjitha ato deklarime që i pamë edhe osht, ne kuptuam vetëm se për çka nuk qëndron, mirëpo asnjë prononcim të tij nuk e patëm se për çka qëndron si kryeministër”, u shpreh tutje ajo.