Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Dafina në një bisedë të thellë që kishte me Xhulin, ka vazhduar t’i rrëfejë asaj historinë e ndarjes nga ish partneri. Dafina ka zbuluar se personi në fjalë kishte qenë i ndarë me gruan, dhe kjo e fundit ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me këngëtaren.
Ajo po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”. “Kur ia nisa me shku te ai, ky ish nda me gruan e tij dhe me demek sipas tyre (pohon me gjeste se ka qenë shtatzënë). Shkoja unë në shtëpi e rrija e gjëra.
Por, kur erdha në shtëpi u befasova me faktin se fëmija ishte e tmerrshme. Nuk kishte kurrgjë, e tërë shtëpia me llamperia”, ka treguar Dafina. “E doja nuk do të thotë, unë e kam pas njeriun që i ka pasur milionat, por thjesht nuk kemi mundur të bënim.
Por, unë prej familjes e kam të trashëguar që nuk nënçmojnë dikë. Me kalimin e kohës e pashë që diçka po fshehin prej meje. Pas tre-katër muaj lidhje dashurie kam mbetur shtatzënë”, ka shtuar ajo pos tjerash.
Shiko videon: