




Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother është bërë gazetari, Bledi Mane. Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.
Bledi Mane, me perpara i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit” dhe se ende kanë mbetur tek “pleskavica dhe lakra”.





Këtë gjë i njëjti ka vazhduar ta pohojë edhe brenda shtëpisë. E habitur nga deklarata e tij ka mbetur Nita, banorja nga Kosova.
Ajo e cila ka reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”. “Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka theksuar gazetari i Top Channel.