Emirhan Yildirim, është shqiptar që jeton në Turqi bashkë me familjen e vet. Ai për Edicionin Special foli për momentin kur ka ndodhur tërmeti i fuqishëm i së hënës, si pasojë e të cilit deri tani raportohet se kanë humbur jetën mbi 7 mijë e 800 njerëz.
Yildirim tha se motra e tij banonte në zonën ku ka goditur tërmeti dhe foli për tmerrin që ajo me familje kishin përjetuar dhe si kishin shpëtuar mrekullisht.
Yildirim po ashtu tha se shumica e të prekurve nga tërmeti kanë mbetur pa shtëpi dhe po shpërngulen në qytete më të sigurta.
Sipas Yildirimit, s’ka moment që nuk dëgjohen lëkundje toke pas tërmetit shkatërrues.
Për më shumë ndiqeni rrëfimin e Emirhan Yildirimit dhënë për Edicionin Special, të cilin e gjeni nga minuta 43:41.