




Gazetari Parim Olluri ka thënë se vizitat e shpeshta të zyrtarëve të PDK-së tek ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë i ngjajnë shkuarjes në “shoppping”.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se janë disa njerëz që nuk janë shumë të afërt me ish-krerët e UÇK-së, e që shkojnë e bëjnë foto në Hagë. Olluri madje ka thënë se ata po “bëjnë shëtitje atje”.





Nuk është se më pengojnë, por nuk kanë nevojë asistenti, zv. asistenti të shkojnë atje në Hagë e të qesin foto. Pasi nuk e dinë as kohën e luftës e as nuk i ndihmojnë kauzës së tyre e as avokatëve e të tjera. Nuk do të thotë se ka qenë asistent i tij dikur të shkojë atje për shëtitje e të dalë me një foto e të tjera”, ka thënë ai.





Ai ka shtuar se PDK duhet të krijojë një plan opozitar se si të shpërfaqë planin politik para popullit e jo të konsiderojë si arritje një vizitë.
PDK duhet të ndajë punët. Të mbajë dikush analizën e një ministrie. P.sh. të mbrojtjes. Dikush ta bëjë tjetrën. Është bërë punë e vetme shkuarja në Hagë”, shtoi ai.