Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe VV-së. Ai thotë se Kurti ka krijuar përçarje në Preshevë, ndërsa në veri të Kosovës po kërkon pluralizëm politik.
Sipas Arifit kjo është kundërthënëse, ndërsa ai shton se Kurti nuk funksionon mirë me faktorin shqiptar në asnjë vend. Po ashtu, Arifi ka ngritur dyshime për keqpërdorime me fodnet e dërguara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.
“Këta nuk po funksionojnë mirë në krye. As me Edi Ramën nuk po shkojnë mirë. Në Bruksel shkone thotë se duhet pluralizëm politik. Në Beograd thotë njëjtë. Tërë Evropën e mban me ligjërata. Ndërsa në Preshevë vjen e bën përçarje”, tha ai.
Arifi thotë se fondet Kurti i ka ndarë për të përfituar vet.
“I ka ndarë me përfitu vet. Pse Albin Kurti nuk i ndan me 5 partitë në Preshevë këto të holla. Tani i merr vetëm një parti dhe ua ndan ato. Vednimi që ka bërë që të mbajë Arditën si këshilltare është përçarje. Nuk është ego e imja. Është një kërkesë e qytetarëve të mijë”, shtoi ai.
Arifi tha po ashtu se fondet nuk kanë shkuar në Medvegjë, që është komunë e Luginës së Preshevës, por disa kanë shkuar në organizata në Gjilan. /Gazeta Express/