




Një takim i befasishëm ka ngjarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, ky takim duket krejtësisht surreal e vështirë i besueshëm. Gjenerali më i lartë i ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq ka takuar shefin e Shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark A. Milley. Ky takim vjen në një kohë kur Kosova po përballet me kritika të hapura nga ShBA-ja, e cila vazhdon të përsërit nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.





Për më shumë, përderisa ambasadori i Kosovës në Uashington ankohet për “brutalitetin amerikan” dhe pamundësinë e takimeve, Serbia dhe ambasadori i saj realizojnë takime të rëndësishme. Për takimin e ushtarakëve më të lartë të Serbisë dhe Amerikës, ka njoftuar Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në Uashington, i cili e quajti këtë takim si veçanërisht i rëdnësishëm.
“Dje në Pentagon është mbajtur një takim veçanërisht i rëndësishëm për Serbinë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralit Milan Mojsiloviq dhe shefit të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneral Mark A. Milley. Çështje me interes të ndërsjellë…” – shkroi ambasadori serb Gjuriq, duke shpërndarë edhe një fotografi të përbashkët me dy gjeneralët.