FSK shpëton një 2 vjeçare nga rrënojat në Turqi – vazhdojnë përpjekjet edhe për nënën e cila është gjallë

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.

“Kontingjenti ynë ka arritur të nxjerr një 2 vjeçar nga rrënojat, njëkohësisht është duke vazhduar operacioni për nxjerrjen edhe të nënës së fëmiut, e cila është ende gjallë“, ka thënë ai për Insajderin.

Kujtojmë që tërmeti i së hënës në magnitudë prej 7.8 ballësh e ka gjunjëzuar Turqinë e Sirinë. Raportohet se ka lënë mbi 11 mijë të vde.kur, e mijëra tjerë të plagosur.