Krahasimi mes “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2” është i pashmangshëm, qoftë në situata apo personazhe. Nominimi i fundit i Deas, që u mbrojt nga Arbana me fjalët se “ka ndodhur edhe edicionin e kaluar”, po krahasohet pikërish me zgjedhjen që bëri vjet Arbër Sulstarova.
Ky i fundit, hapi kutinë e Pandorës dhe vendosi të nxjerrë në nominim, Donaldin, Beatrixën dhe Einxhel Shkirën. Shumë po e krahasojnë nominimin e tij me atë të Dea Mishel dhe vetë Arbri ka një sqarim për të bërë.
“Sqarim: Ka disa persona që krahasojnë nominimin e vjetshëm timin me atë të djeshëm. Për mendimin tim, nominimi i djeshëm duke qenë 3 persona nga i njëjti grup (Luiz/Kiara/Efi) është nominimi më i dobët dhe më i pamerituar.
Ishte zgjedhje e lehtë për lojën personale e ardhur nga inati dhe jo logjika. Veprimet që vijnë nga inati nuk të cojnë larg. Prandaj, kujdes me krahasimet pa vend dhe mos e zhvlerësonj nominimin historik”-shkruan ai në Instastory.
Ndërkohë edhe sot pas një viti, në postimin e Arbrit shihen komente të bëra së fundmi, që e përgëzojnë për “nominimin historik.” Ndersa sigurisht keto dy nominime te forta do mbahen mend gjate nga shikuesit.