Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet kryesorë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, teksa është kryefjalë e këtyre ditëve në showbiz-in shqiptar.
Djaloshi nga Shkodra ka fituar simpatinë e publikut, teksa ka tërhequr rreth vetes edhe artistë të njohur shqiptarë ku shume persona VIP po e perkrahin duke e suportuar mjaft shume.
Mbreme shtepise se Big Brother iu bashkua edhe gazetari i njohur shqiptar Bledi Mane, i cili para dy jave ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel. Ai është shprehur se Luizi ka dështuar si këngëtar e si diplomat, ndërsa ka nënvizuar se ai ka ves bixhozin.
”Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi Mane.
Ndryshe, qe ku hyri mbreme ne shtepi ai u mundua qe ti nxjerr fjale pikerisht per kete ceshtje duke i thene se eshte shume i mire ne bast, por Luizi deri me tani nuk eshte provokuar pasi Maestros i tha se dyshon qe ka ardhur me mision pikerisht per te.