




Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.
Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se me këtë që bëri Kurti, Kosova do ta themelojë asociacionin, duke thënë se është dhuratë nga kryeministri Kurti.
Postimi në Facebook:





E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën. Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti.