




Një 9-vjeçar në Turqi, i mbijetuar i tërmetit me magnitudë 5.9 gjatë nëntorit të vitit të kaluar në Duzce, ka vendosur që t’i dhurojë kursimet e tij për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, raporton Express.





Alparslan Efe Demir nisi edhe një letër për të mbijetuarit e tërmetit, bashkë me kursimet e tij, shkruan TRT World.
“Fmijët atje s’duhet të kenë të ftohtë apo të jenë të uritur. Unë do të dërgoj rrobat dhe lodrat e mia për fëmijët atje”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.