Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin prifti ortodoks nga Shqipëria, At Nikolla Xhufka, historiani i njohur, Hakif Bajrami, imami Xhevat Kryeziu si dhe aktivisti Bekë Zefi, ku diskutuan për manastiret në Kosovë, në veçanti për Manastirin Decanit, shkruan Korrespodenti.
Ekipi i emisionit Kojshia Show ia mundësoi At Nikollës që ta vizitojë Manastirin e Deçanit, në të cilin, ashtu edhe siç pritej, nuk pati një pritje miqësore nga drejtuesit e manastirit. At Nikolla në këtë emision zbuloi se kur ishte futur brenda në Manastirin e Deçanit, prifti serb, pasi e kishte kuptuar se ky është shqiptar, i kishte thënë që të largohet sa më parë, përndryshe do të rrahet nga drejtuesit e këtij Manastiri.
Ndiqeni emisionin nga minuta 10:00 për të mësuar më shumë se çfarë kishte ndodhur.