Driton Kuka: Shëtitja me xhudistet kosovare në Paris sjell telashe – kanë shumë fansa.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka siguruar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Slam Paris.
Trajneri Driton Kuka në një lidhje direkte në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka treguar se si është të ecësh rrugëve të Parisit me xhudistet kosovare.
“Të shëtisësh me Majlindën, Distrinë, Norën, Gjakovën dhe të tjerët është telashe sepse aq shumë kanë fansa që vrapojnë pas tyre me marr një autograf sa që të krijohet përshtypja që je në Kosovë”.
“Në Francë jemi jashtëzakonisht të popullarizuar”, ka shtuar ai.
“Vlerësohen shumë lartë sportistët tanë, sa që nganjëherë mendoj që po na lajkatojnë më shumë sesa që duhet”.