Puntata e sotme e “Zemër Luana” i ishte dedikuar hip hop-it e të ftuarit e kësaj mbrëmje ishin dy ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, Getoar Selimi dhe Mc Kresha.
Dy reperët janë vendosur përballë njëri-tjetrit, në një sfidë përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër.
E një ndër pyetjet e lojës bëri që Getoari të tregonte për herë të parë një ngjarje jo të lehtë të jetës së tij.
Geti ka treguar se ditën që Marget erdhi në jetë, ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë. Në vijim reperi sqaroi se sot që flasin gjithçka është në rregull.
Getoari tregoi se në momentin e parë që ka marrë Marget në krah ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se gjithçka do të shkojë mirë.
Mes emocionesh artisti u shpreh se forcën dhe shpresën e gjeti te Marget dhe tani ajo është arsyeja pse ai jeton.
Ka qenë ky një moment mjaft emocionues, ndonëse Geti nuk ka dashur ta prek më tej këtë moment, duke kaluar gjithçka me një buzëqeshje.