Mbrëmë, një nga banorët me të pëlqyer të shtëpisë së Big Brother Vip Albania u vu para një zgjedhje, ai kishte për detyrë që të hapte Kutinë e Pandorës ku nëse vendos ta hap do gjendej para dy zgjedhjeve.
Atë do ta priste një e mirë për të dhe një e keqe për banorët tjerë, Kristi vendosi që ta hap kutinë megjithë rrezikun që priste banorët duke e hapur kutinë për të marrë dhuratën për vetë, shkruan InfoKosova.
Surpriza për të ishte Roberti babai i tij ku e priste në oborr ndërsa e keqja ishte që të gjithë banorët përvec tij shkonin në nominim automatkisht per te marten, ndersa ishte befasi per gjithe banoret.
Babai i Kristit përshëndeti të gjithë banorët ku këta të fundit e kanë komentuar ngjashmërinë e madhe që kanë baba e bir, si në pamje ashtu edhe në stilin e veshjes ku ishin të veshur njejtë.
Për këtë, Maestro derisa ishin duke rënë për të fjetur i tha Kristit se a ka Roberti rroba të tjera pasi vetëm me ato e kam parë gjithmonë, por kjo duket të jetë stili i tij që është i ngjashëm me të Kristit që vishen thuajse gjithmonë me të zeza./InfoKosova/