




Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin prifti ortodoks nga Shqipëria, At Nikolla Xhufka, historiani i njohur, Hakif Bajrami, imami Xhevat Kryeziu si dhe aktivisti Bekë Zefi, ku diskutuan për manastiret në Kosovë, në veçanti për Manastirin Decanit, shkruan Korrespodenti.





At Nikolla Xhufka, në një intervistë dhënë më parë në këtë emision kishte bërë thirrje për ndihmë që dikush ta çojë në Manastirin e Dëçanit, ku kishte thënë se nuk do të kërkojë leje për t’u futur brenda pasi ky manastir, thotë ai, i përket shqiptarëve dhe jo serbëve. Ekipi i emisionit Kojshia Show ia mundësoi At Nikollës që ta vizitojë Manastirin e Deçanit, në të cilin, ashtu edhe siç pritej, nuk pati një pritje miqësore nga drejtuesit e manastirit.





Ndiqeni emisionin nga minuta 03:00 për të mësuar se çfarë ndodhi gjatë vizitës së At Nikolla Xhufkë në Manastirin e Deçanit.