Bota njeh shumë koleksionues makinash, por më i veçanti vjen nga Abu Dhabi.
Sheiku Sheikh Hamad bin Hamdan disponon një koleksion prej 200 makinash që nisin që nga një tapet me 4 rrota dhe përfundojnë te një Humvee gjigand apo një mjet amfib.
I njohur ndryshe si “Sheiku i Ylberit”, Hamad bin Hamdan është pjesë e familjes mbretërore. Ai mësohet të ketë shtatë Mercedes 500 SEL me të gjitha ngjyrat e ylberit të cilat i ka vendosur në një piramidë gjigante.
Mes makinave më të veçanta të tij është një Hummer H1, i cili konsiderohet si më i madh në botë, ku mund të hipësh me shkallë dhe që është i pajisur me tualet dhe hapësirë për miqtë. E krijuar në një kompani amerikane, kjo makinë vihet në lëvizje nga 4 motor, nga një për çdo gomë.
Pavarësisht jetës së tij luksoze, Sheiku Sheikh Hamad bin Hamdan njihet dhe si filantropist në mjekësi.