Ramadani: Me ardhjen e Kurtit e Osmanit, do të ndodh gjithçka ndryshe për të mirën e Kosovës

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova këtë javë i ftuar special ka qenë studiues i meditimit, Hetem Ramadani i cili si rrallëherë ka trajtuar edhe figura të shquara të politikës në Kosovë.

Ai ka thënë se në politikë, fenomenet nuk mund të zgjaten 50 vjet për t’u testuar, duke kritikuar mosndërrimin e qeverisjeve 20 vjeçare në Kosovë.

I pyetur se çfarë mendimi ka për kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Albin Kurtin, ai tha se Kurti së bashku me presidenten Osmani do të sjellin ndryshim për të mirën e Kosovës.

“Me ardhjen e Albinit dhe Vjosa Osmanit do të ndodh gjithçka ndryshe për të mirën e Kosovës. Prandaj, në interes të shqiptarëve kjo qeveri për katër vjet të përkrahet. Sigurisht opozita e ka rolin, por jo çdo gjë që e thotë Albini është keq, çdo gjë që e thotë Vjosa është keq. Ku ishit ju?”, u shpreh ai.