Produksioni zhgënjen sërish! “Vëllai i madh” plotëson dëshirën e Olta Gixharit për të nxjerrë në nominim grupin LEK (Foto+Detajet)

Pak minuta më parë është komunikuar me anë të një zarfi në shtëpinë e “Big Brother VIP” se Dea kishte avantazhin për të nxjerrë 3 banorë në noninim.

Pa hezituar ajo zgjodhi grupin ‘kundërshtar’, Luizin, Kiarën dhe Efin, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë mbrëmjen e sotme.

Mirëpo, nga komentet e shumta vihet re se publiku ngeli shumë i zhgënjyer nga ky vendim i produksionit për t’i dhënë Deas fuqinë e një nominimi të tillë pasi emrat që ajo përzgjodhi ishin të parashikueshëm.

Kjo bëri që të mendohej se kjo ishte një lëvizje e qëllimshme nga produksioni, pasi prej ditësh Olta, Amosi dhe Dea kanë diskutuar se si mund të nxjerrin treshen (Luiz, Kiara, Efi) në nominim me anë të zinxhirave të shpëtimit.

Ndaj, vendimi i marrë pak më parë u duk si një ndihmë nga produksioni për ‘grupin e Oltës’. /Lokimagazine.com