




Si pasojë e reshjeve të borës, pika kufitare që lidh Kosovën me Malin e Zi, konkretisht në rrugën Kullë-Rozhajë është mbyllur për qarkullim.
Kjo është bërë e ditur në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e kësaj qendre rreth orës 20:00, shkruan se pika kufitare në Kullë është mbyllur dhe është e patejkalueshme.
Kjo pikë ishte mbyllur edhe në disa raste të tjera si pasojë e reshjeve të borës./Telegrafi/