Personazhi i shumëpërfolur i “Big Brother Albania VIP”, Luiz Ejlli, tanimë është bërë kryetemë në mediat rozë Ejlli, që në të kaluarën kishte ushtruar edhe pozitën e diplomatit, është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Shqipëri.
E kryetarit të kësaj partie atje, Sali Berisha, nuk i ika ikur nga syri puthja e famshme e Ejllit me moderatoren, Kiara Tito “Të trashëgohen dhe jetë të lumtur çiftit”, tha Berisha në një debat në “Opinion” teksa u pyet në formë ironike nga analistët në studio.
Berisha mohoi t’i ketë shkruar ndonjë letër Luiz Ejllit, duke shtuar se nuk do që të ndërhyjë në një format të tillë siç është Big Brother Vip Aalbania “Secili ka diellin e vet”, tha Berisha.
Ndryshe, dasma qe ishte loje dhe puthja e sinqerte mes te dyve ne ate dasme u komentua shume ne rrjet ku ky moment u be viral ne te gjitha rrjetet sociale duke u shperndare me mijera here.